Eco Kos L.L.C është kompania e parë e licencuar për administrimin e mbeturinave të vajit të përdorur ushqimor. (Licenca Nr.129/19 MMPH).
Duke ndjekur praktikat ndërkombëtare të ekonomisë së gjelbër, në vitin 2018, Eco Kos prezantoi një sistem inovativ të menaxhimit të mbeturinave – grumbullimin, transportimin, ruajtjen dhe trajtimin fizik të vajrave dhe yndyrave të përdorura me origjinë bimore (Kodi i mbeturinave 20 01 25 – Lista e llojeve të mbeturinave të publikuara në Zyrën Gazeta të Republikës së Kosovës, nr. 17/2012. Si pionier në këtë industri, ne kemi krijuar një sistem efikas dhe funksional për menaxhimin e vajit të përdorur ushqimor në të gjithë territorin e Kosovës.
Duke përdorur teknologjinë moderne, rrjetin logjistik të zhvilluar dhe edukimin e vazhdueshëm të çdo prodhuesi të vajit ushqimor, sistemi ynë garanton shfrytëzimin e mëtejshëm të potencialit energjetik të vajit të përdorur si lëndë për prodhimin e energjisë së ripërtërishme (biokarburanteve). Me këtë model biznesi të energjisë së gjelbër qarkulluese, ne i kontribuojmë qëllimit për ndryshime mjedisore dhe klimatike në nivel të BE-sëEco Kos ka sjellë në Kosovë përvojën evropiane në fushën e menaxhimit të mbeturinave, duke pasur në fokus mbrojtjen e natyrës. ECO KOS përdor pajisjet adekuate dhe higjienike për grumbullimin e vajit mbeturinë.
Sapo të grumbullohet, vaji i përdorur ushqimor transportohet në deponë kryesore, zbrazet, ngrohet, pastrohet dhe pastaj dërgohet për riciklim të mëtejmë si bioderivate në Evropë. Deri tash kompania ka ndërtuar ura të bashkëpunimit me disa kompani rajonale dhe evropiane si Sunilenss në Shkup dhe Munzer në Austri, përmes të cilave është bërë i mundur eksportimi i një sasie të madhe të mbeturinave të vajit të përdorur.
Përmes hapjes së kësaj kompanie është eleminuar derdhja e vajit në rrugë dhe në ambient, duke e mbrojtur kështu natyrën nga ndotja, e po ashtu, nga aktiviteti ynë kanë përfituar financiarisht shumë gra kuzhiniere të cilat janë kompensuar financiarisht për selicin kg të vajt të përdorur ushqimor i cili është dorëzuar tek agjentët tanë në terren. Ideja jonë ka të bëjë me shtrirjen e këtij aktiviteti edhe tek amvisritë, për të bërë të mundur grumbullimin e vajit të përdorur edhe nga kjo kategori.
Një përvojë e ngjashme e kompanisë sonë bashkëpunuese në Maqedoni ka dhënë rezultate të shkëlqyera.